SHQIPËRI

Piu ilaçet e dajës narkoman, vdes foshnja 17 muajshe

Foshnja nga Saranda gjeti vdekjen tragjike, pasi konsumoi ilaçet metadon, të cilat merreshin nga daja i saj, përdorues i lëndëve narkotike.

Vogëlushja me inicialet S.A. u transportua me helikopter nga Saranda, ndërsa ndërroi jetë sot në Spitalin e Tiranës.

Ilaçi i fortë ishte lënë pakujdesisht mbi tavolinë, ndërsa e vogla e ka konsumuar pa vetëdije.

Foshnja kishte baba italian dhe nënë nga Delvina. Humbja e saj ka tronditur thellë opinionin publik.

Për dijeni, metadoni është një ilaç në familjen opiate, substanca që përdoren për të trajtuar dhimbjen, të tilla si kodeina, ose për qëllime rekreative, të tilla si heroina. Opioidet njihen gjithashtu si narkotikë, megjithëse ky term ndonjëherë përfshin kokainën, e cila ka efekte stimuluese.

Banner

Related posts

Mediat në Serbi: Kompanitë kosovare transportojnë serbët e veriut në tubimin e Vuçiqit në Beograd

admin

Biznesmeni kërcënohet me familje, i kërkohet të heq dorë nga një tender

admin

Si dhe kush e zbuloi: Krejt çka dihet për tunelin që të çon nga një banesë në Gjykatën e Lartë të Podgoricës

admin

Leave a Comment