AKTUALE

Zgjedhja e Papës së Ri! Vatikani ndërpret sinjalet celulare gjatë konklavës

Vatikani ka njoftuar se do të pezullojë të gjitha komunikimet telefonike brenda territorit të tij gjatë konklavës për zgjedhjen e papës së ri, duke filluar nga ora 15:00 më 7 maj. Masa synon të garantojë fshehtësinë maksimale gjatë procesit të votimit nga 133 kardinalë të ardhur nga mbarë bota.

Ndërprerja nuk do të prekë Sheshin e Shën Pjetrit, ku mijëra besimtarë pritet të grumbullohen për të pritur shpalljen e pasardhësit të Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë më 21 prill.

Kardinalët do të hyjnë në Sistinë pa telefona, duke respektuar traditën e fshehtësisë absolute që karakterizon këtë proces historik të Kishës Katolike.

Banner

Related posts

Baerbock para mbërritjes në Shkup: Vendi i Maqedonisë së Veriut është në BE

admin

Osmani bënë thirrje për bashkëpunim të mëtejmë me miqtë dhe aleatët: Kështu forcojmë shtetin tonë

Gjyla Halili

Emigracioni masiv/ Shqiptarët përbëjnë popullsinë e nëntë më të madhe në BE nga e gjithë bota, “konkurrojmë” me Indinë

admin