AKTUALE

Presidenti kroat Zoran Millanoviq, nesër për vizitë zyrtare në vend

Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Millanoviq, nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Është paraparë që Millanoviqi të ketë takim me nikoqiren e tij – presidenten Gordana Siljanovska Davkova, si dhe me përfaqësues të tjerë të Maqedonisë së Veriut.

Për shkak të vizitës së Presidentit kroat Millanoviq, në Shkup nesër do të ketë regjim të veçantë trafiku në zonën më të gjerë qendrore të Shkupit.

SPB Shkup u bën thirrje të gjithë qytetarëve që marrin pjesë në trafik që të respektojnë urdhrat e dhëna nga nëpunësit e policisë.

Banner

Related posts

Kirurgu i njohur aderoi tek Izet Mexhiti, gazetari Ademi rrëfen zhvatjen që iu bë nga ai

Gjyla Halili

Ivan Ivanaj uron ditën e Komunës së Tuzit: Malësia ka ndryshuar, zhvillimi nuk ndalet

Gjyla Halili

Lladrovci: Drenasi është zemra e Kosovës, qytetarët ofruan mikpritje për të gjithë kandidatët pa dallim

Gjyla Halili