AKTUALE

Çitaku: Kryeministër, sa përzihesh vend e pa vend, angazhohu pak për largimin e sanksioneve

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurt

Çitaku ka thënë se Kurti po përzihet sipas saj, vend e pa vend ndërsa nuk angazhohet për largimin e sanksioneve që i janë vënë Kosovës nga perëndimi, transmeton Telegrafi.

“Kryeministër, sa përzihesh vend e pa vend në punë të brendshme e në zgjedhjet parlamentare në rajon e Evropë, angazhoju pak me i largu sanksionet që i janë vënë Kosovës nga perëndimi.
Skandaloz” , thotë ajo.

Tutje, ajo ka shkruar “Koston e sjelljes tuaj të papërgjegjëshme po e paguan Kosova”.

PDK në vazhdimësi ka kritikuar Kurtin për mënyrën e qeverisjes së vendit. /Telegrafi/

Banner

Related posts

Policia vazhdon me kontrollet, 154 gjoba për shoferët në Shkup

Gjyla Halili

VATRA REAGON NDAJ PRESIDENTIT TË LOBIMIT SERB NË UASHINGTON NENAD VUKOVIÇ

Gjyla Halili

Mexhiti dhe Aliu thonë se janë kërcënuar në fejsbuk nga Grubi

Gjyla Halili

Leave a Comment