AKTUALE

Shoqata Malësia e Kalifornisë zgjedh kryesinë e re për mandatin 2025–2027

Los Angeles, Kaliforni — Nëntor 2025

Shoqata Malsia e Kalifornisë mbajti mbledhjen vjetore të anëtarëve, gjatë së cilës u zgjodh kryesia e re për një mandat dyvjeçar.

Shoqata me kënaqësi rizgjodhi z. Sherif Smajli Krniq si kryetar. Në kryesinë e re do të shërbejnë gjithashtu z. Nisho Vulaj, z. Nexhad Nikaj, dhe z. Cristian Gjurashaj si nënkryetarë.

Përveç kësaj, z. Ismet Dakaj u zgjodh sekretar, z. Esad Kajoshaj arkëtar dhe z. Faruk Gjokaj menaxher i mediave sociale.

Shoqata i përcjell urimet më të sinqerta kryesisë së sapozgjedhur dhe shpreh besimin të plotë në përkushtimin e tyre për të avancuar misionin e unitetit, ruajtjes së kulturës dhe shërbimit ndaj komunitetit dhe Atdheut gjatë dy viteve të ardhshëm. 🇦🇱

Banner

Related posts

Hapet Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi

Gjyla Halili

Red is a must-have trend this season and not just for Christmas

admin

Të shtënat me armë drejt Top Channel, reagon presidenti Begaj: Të zbardhet me shpejtësi ngjarja kriminale

admin