BOTA

Zelensky viziton ushtarët në vijën e parë të frontit, diskutime për armët

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, vizitoi trupat në rajonin e vijës së parë të Donetskut, ku Kievi ka tërhequr me kujdes territorin nga forcat ruse rreth qytetit të goditur nga lufta.

“Sot ne po punojmë në rajonin e Donetskut. Diskutuam me komandantin e brigadës problemet me të cilat përballen luftëtarët dhe propozimet për zgjidhjen e tyre,” deklaroi Zelensky.

Ai dëgjoi raporte për situatën operacionale në zonat e përgjegjësisë së brigadave dhe veçoritë e përdorimit të llojeve të ndryshme të armëve.

Zelensky tha gjithashtu se ai diskutoi sfidat me të cilat përballet ushtria me komandantët e brigadave dhe batalioneve.

Pjesë e diskutimeve kanë qenë edhe trajnimet e ushtarëve dhe armët e nevojshme për luftën, e cila vijon ende.

Autoritetet raportuan se janë sugjeruar zgjidhje për të adresuar problemet ekzistuese, duke përfshirë potencialin e komandantëve dhe motivimin e ushtarëve.

Lideri ukrainas vizitoi edhe një qendër e cila pret ushtarët e plagosur në krye të detyrës.


Top Channel

Banner

Related posts

Festivali i Bach-ut 2023/ Kantata për përjetësinë

admin

Merr votëbesimin qeveria e re greke! Mitsotakis: Modernizimi shumëdimensional shkon përtej kufijve kombëtarë

admin

Mbi 1500 të vdekur dhe të plagosur nga tërmeti në Siri

admin

Leave a Comment