SPORT

Xavi nuk i del inati, tregon momentin kur ndihet keq

Ndikimi i trajnerit Xavi Hernandez në lojën e Barcelonës është shumë i lartë, mirëpo ky ndikim nuk mjaftoi për t’i mbajtur “blaugraunat” në Champions League dhe tanimë pretendentët kryesorë të titullit në Spanjë për këtë vit do të luajnë në Europa League, ku kundërshtari i parë do të jetë Manchester United.

Në një konferencë për shtyp, para ndeshjes kundër Manchester United, tekniku spanjoll e pranoi haptazi se “zemërohet” kur dëgjon himnin e Champions League jashtë stadiumit.

“Unë ende zemërohem kur dëgjoj himnin e Champions League në shtëpi. Për hir të historisë dhe madhështisë, ne duhet të jemi në këtë turne.

Xavi Hernandez

Por ne duhet të përballemi me të vërtetën. Ne jemi të inkurajuar nga Liga e Evropës. Ai është gjithmonë i rëndësishëm. Pa dyshim, ky është një test i mirë për t’u siguruar që mund të garojmë në Evropë”, u shpreh Xavi.

Banner

Related posts

Xhaka nuk heziton kur flet për titullin e kampionit

admin

Ruud van Nistelrooy largohet nga PSV-ja pas vetëm një sezoni

admin

Konfirmohet edhe nga PSG, përfundon edicioni për Neymarin

admin

Leave a Comment