SPORT

Hamilton jep mesazhin e qartë për kampionatin e ri

Më datat 23-25 shkurt, në Bahrein do të zhvillohen testet e vetme dimërore në Formula 1 dhe skuadrat janë duke kryer përgatitjet e fundit në prag të sezonit të ri.

Disa prej makinave janë prezantuar, ndërkohë që ende nuk e ka bërë këtë gjë Mercedes.

Në prag të momentit që makina gjermane të zbulojë sekretet e saj, piloti britanik Lewis Hamilton, 7 herë kampion bote në Formula 1, ka bërë një deklaratë të fortë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai komenton sezonin e ri. “I uritur atëherë, i uritur për fitore jam edhe tani”.

Një deklaratë që është si një kushtrim lufte për britanikun, që vjet nuk korri asnjë fitore, ndaj synon që këtë vit të triumfojë me Mercedes. Palët kanë nisur edhe bisedimet për të rinovuar kontratën e Lewis Hamilton, e cila skadon në fund të këtij sezoni.

Banner

Related posts

Liga e Kampionëve vjen me dy ndeshje fantastike nesër, mësohen dy skuadrat e para që kalojnë tutje

admin

Brezovica 2023, fundjava me super sfidën e radhës

admin

Bayerni shpreson ende te titulli

admin

Leave a Comment