SHQIPËRI

Vrasja e gazetarit investigativ, Policia greke arreston dy vëllezër

Dy vëllezër, përkatësisht 40 dhe 48 vjeç janë arrestuar nga Policia greke për rastin e vrasjes së gazetarit, Giorgos Karaivaz.

Lajmin për arrestimet e ka bërë të ditur fillimisht ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve, Takis Theodorikakos, i cili përmes një postimi ka bërë të ditur se Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e rastit, ndërsa paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një ekzekutim mafioz.

Sipas informacioneve të mediave greke, dy të arrestuarit kishin një rol mbështetës për vrasësit në rastin e vrasjes së Giorgos Karaivaz. Njëri prej tyre ishte në një motor dhe tjetri në një furgon, i cili ishte edhe ai që “tradhtoi” autorët.

Forcat e Policisë greke “ELAS-i” kanë vënë në gjurmë motorin, i cili nga të dhënat e marra nga pamjet e siguruara nga kamerat në zonën më të gjerë ku ndodhi vrasja, udhëtonte për disa kohë me një furgon.

Ky furgon u konstatua se i përkiste një kompanie pastrimi në pronësi të bashkëshortes së njërit prej dy vëllezërve të arrestuar. I njëjti furgon u pikas nga kamerat një ditë më parë duke lëvizur pranë shtëpisë së Karaivazit, ditën që vrasësit e tij dyshohet se kanë bërë “provën e fundit”.

Giorgos Karaivaz, u vra mesditën e 9 prillit 2021, jashtë shtëpisë së tij në Alimos. Gazetari sapo ishte kthyer nga televizioni Star në Kifisia, ku punonte, kur dy vrasësit e qëlluan për vdekje pasi parkoi makinën pranë një parku të vogël. Një nga dy burrat qëlloi gazetarin nga një distancë e afërt të paktën 13 herë, duke i marrë jetën në vend.

Banner

Related posts

Operacioni antidrogë, në Shqipëri ‘zbarkojnë’ DEA amerikane dhe Guardia di Finanzia

admin

Vuçiq jep dorëheqje nga SNS, thotë se do të formojë subjekt të ri

admin

Jori Delli shfaq aftësitë e saj në qitje me armë

admin

Leave a Comment