AKTUALE

Voton edhe Albin Kurtin, thirrje qytetarëve: Përdoreni shansin e lirisë për të vendosur për 4 vitet e ardhshme

Një ditë të re e ka cilësuar Albin Kurti ditën e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë ku ai synon një mandat tjetër si kryeministër. Pas votimit në Prishtinë i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Kurti u bëri thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e votës për të vendosur qeverisjen e 4 viteve të ardhshme.

“Ditë e re dhe mot me diell për zgjedhjet e parlamentare në shtetin e pavarur të Kosovës. Falënderoj qytetarët dhe inkurajoj çdonjërin të votojë. Ushtroni të drejtën demokratike për ta bërë zërin tuaj të dëgjohet! Përdoreni shansin e lirisë për të vendosur për 4 vitet e ardhshme”, u shpreh Kurti.

Banner

Related posts

Bajram Rexhepi takohet me mërgatën: Kontributi i tyre, thelbësor për të ardhmen e Tetovës dhe të kombit

Gjyla Halili

Kryetari i Vatrës Dr. Elmi Berisha zhvilloi takim në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës

Gjyla Halili

Lladrovci dhe Asambleja e Drenasit në përkrahje të “Marshit për drejtësi”

admin