AKTUALE

Formula 1 e garave botërore të ujit vjen në Pogradec, Rama: Shqipëria turistike në një tjetër nivel

Për herë të parë në Shqipëri do të zhvillohen gara botërore të ujit. Eventi do të zhvillohet në liqenin e Pogradecit në Korrikun e vitit të ardhshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili ka sqaruar se në këtë garë ndërkombëtare do të marrin pjesë 43 skuadra nga e gjithë bota.

“Dhe me FORMULA 1 të garave botërore të ujit, e cila vjen në Pogradec në Korrik 2024, si pararendëse e FORMULA 1 në garat me makina, që do të vijë në Elbasan pas pak vitesh, kur të kemi përfunduar cirkuitin e kaluar të gjitha testet e kërkuara, ju uroj një ditë të mbarë.

43 skuadra nga e gjithë bota do ta kthejnë Pogradecin në kryeqendrën botërore të sporteve ujore për 7 ditë, sepse Shqipëria e Turistike tanimë është ngjitur në një nivel të ri”, ka shkruar Kryeministri Edi Rama në Facebook./gazetatema.net

Banner

Related posts

Shqiptaro-amerikanja Suzana Shkreli shpall kandidaturën për Sekretare Shteti në Miçigan

Gjyla Halili

VMRO-DPMNE: Filipçe si ministër kishte transferuar 7 milionë euro në llogarinë e kompanisë së një të afërmi të tij

Gjyla Halili

Mjegulla në Prishtinë, ministri Aliu tregon pse janë anuluar 12 fluturime në ardhje

Gjyla Halili

Leave a Comment