AKTUALE

VMRO-DPMNE: Kocevski është mburoja politike e LSDM-së dhe BDI-së – drejtësia është peng i tij

Mosvotimi i interpelancës në Kuvend tregoi qartë se LSDM e sheh Kocevskin si mbrojtës nga përgjegjësia penale për funksionarët e saj,” thuhet në reagimin e partisë.

Sipas tyre, në zyrën e Kocevskit nuk sundon drejtësia, por një listë për mbrojtjen e figurave të afërta me pushtetin. Dyshimet për korrupsion nuk hetohen, lëndët nuk hapen, ose bllokohen në labirintet e prokurorisë.

VMRO-DPMNE thekson se Kocevski nuk ka as ndershmëri morale e as përgjegjësi profesionale për të dhënë dorëheqje, edhe pse ka më pak se 2% besim nga qytetarët dhe ndaj tij është votuar interpelancë në Kuvend.

“Kocevski po mban drejtësinë peng për interesa të LSDM-së dhe BDI-së. Ai ruan lëndët që lidhen me funksionarë të afërt me Filipçen, Zaevin dhe të tjerë, duke i mbrojtur nga ndjekja penale. Prokuroria është kthyer në strehë politike, jo në institucion të drejtësisë,” përfundon deklarata.(INA)

Banner

Related posts

Kosovari bie në kurth: Joshet, dërgohet në motel dhe grabitet, një vajzë dhe dy burra në pranga të Policisë

Gjyla Halili

Arian Latifi zgjidhet kryetar i nëndegës së Lëvizjes BESA/Kalendaricë në Kërçovë

Gjyla Halili

VMRO: Mbi 600.000 njerëz jetojnë me vetëm 150 denarë në ditë

Gjyla Halili