AKTUALE

Faton Ahmeti: “Sot jemi të gjithë UÇK – Liria nuk gjykohet!”

Në prag të protestës që do të mbahet sot në Prishtinë në ora 17:00, nën moton “Bashkë kundër padrejtësisë”, organizuar nga kategori të dala nga lufta çlirimtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar edhe Faton Ahmeti, Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).

Në një status në Facebook, Ahmeti theksoi unitetin mbarëkombëtar dhe qëndrimin e palëkundur në mbështetje të vlerave të luftës çlirimtare.

“Nga Tetova në Tiranë, nga Presheva në Shkup, nga Ulqini në Gjakovë – një zë, një qëndrim, një kauzë: Liria nuk gjykohet!
UÇK-ja nuk ishte krim, ishte përgjigja më e pastër e një populli që zgjodhi të jetojë i lirë, jo i përulur!
Sot s’ka kufij mes nesh. Sot jemi një: në mbrojtje të atyre që na sollën lirinë.
Liria nuk gjykohet. Liria mbrohet.
Dhe sot, jemi të gjithë UÇK!”

Kjo protestë shënon një tjetër moment të mobilizimit qytetar e politik në mbrojtje të luftëtarëve të UÇK-së dhe kundër, siç thuhet nga organizatorët, padrejtësive të bëra nga drejtësia ndërkombëtare dhe proceset gjyqësore ndaj ish-pjesëtarëve të saj.

Pjesëmarrje në protestë pritet nga të gjitha trevat shqiptare – për të treguar se fryma e lirisë dhe unitetit kombëtar mbetet gjallë dhe aktive edhe sot.

Banner

Related posts

Shpërthen zjarr në një shtyllë elektrike në Tetovë

Gjyla Halili

Shpërndarja e librave të rinj falas, mësuesit: Duhet të përfshihen edhe klasat e katërta dhe të pesta

admin

Blerim Bexheti uron 9 Majin- Ditën e Evropës

Gjyla Halili