AKTUALE

VLEN përshëndet mesazhin evropian të Costas

VLEN e përshëndet vizitën e Presidentit të Këshillit Evropian, António Costa, në Shkup dhe e vlerëson atë si një konfirmim të rëndësishëm të perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut.
Integrimi në Bashkimin Evropian është përcaktimi ynë strategjik dhe aspiratë e gjeneratave të tëra.

Në një njoftim drejtuar mediave, VLEN thotë se vizita e presidentit Costa është inkurajim për të vazhduar me përkushtim reformat dhe proceset që e afrojnë vendin me familjen evropiane.

“Në këtë drejtim, VLEN do të vazhdojë të japë kontributin e vet institucional përmes zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit për Çështje Evropiane, Bekim Sali, duke e mbajtur Agjendën reformuese në qendër të procesit eurointegrues. VLEN mbetet e përkushtuar që, përmes punës, dialogut dhe reformave, të kontribuojë në ndërtimin e një të ardhmeje plotësisht evropiane për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut”.

Banner

Related posts

Bexheti: Kryetari i Gjykatës Kushtetuese fliste për tema politike

Gjyla Halili

Mbahu nënë mos ke frig,se ke djem në Amerik,këngëtari Fran Lucaj:Malësi po vijmë

admin

Mexhiti: Nevojiten veprime urgjente dhe të koordinuara për të shpëtuar liqenin e Prespës

Gjyla Halili