AKTUALE

VLEN: Blerim Bexheti dhe vlerat europiane, parodia e radhës nga BDI-ja

Koalicioni VLEN e ka cilësuar si joserioze dhe vetësabotuese nismën e sotme të BDI-së për të mbledhur së paku 30 nënshkrime nga deputetët për nisjen e procedurës për ndryshim të kushtetutës, duke vlerësuar se ajo më shumë i ngjan një parodie satirike sesa një çështjeje që meriton trajtim serioz.

Sipas VLEN-it, BDI ofendon rëndë Bashkimin Evropian dhe shqiptarët kur Blerim Bexheti flet për vlera europiane, duke rikujtuar se ai, siç thuhet në reagim, si funksionar i përjetshëm i BDI-së është sinonim i politikës kundër çdo vlere europiane.

Në reagim thuhet se gjatë angazhimeve të tij si deputet, kryetar komune dhe ministër i Drejtësisë, Bexheti ka shkaktuar dëme të pariparueshme ndaj interesave të shqiptarëve dhe imazhit proevropian të vendit.

VLEN thekson se ai do të mbahet mend për politizimin e skajshëm të gjyqësorit, për pazaret politike, si dhe për, siç thuhet, sharjet, ofendimet ndaj shqiptarëve dhe skandalet e tjera ndër vite.

“Prandaj, konsiderojmë se BDI-ja tallet me opinionin kur bën sikur shqetësohet për eurointegrimet, ndërsa zgjedh Blerim Bexhetin si personazh të agjendës së saj ‘europiane’”, thuhet në reagim.

Nga VLEN shtojnë se nuk kanë ndërmend të bëhen pjesë e, siç e quajnë, kësaj parodie, duke theksuar se integrimi europian kërkon qasje serioze dhe të sinqertë.

Sipas tyre, Qeveria mbetet e fokusuar në Agjendën Reformuese, e cila, siç vlerësojnë nga VLEN, po zbatohet me sukses dhe po merr mirënjohje nga Brukseli.

Banner

Related posts

Bajram Rexhepi në pritjen e Ambasadës Shqiptare për Ditën e Flamurit: Gëzuar e qoftë e përjetshme festa kombëtare.

Gjyla Halili

Ahmeti nga Haraçina: Do të përdorim çdo mjet demokratik për të ndaluar padrejtësitë ndaj shqiptarëve

Gjyla Halili

PAS LUFTËS SË VITIT 2001, BDI DHE MBI 20 PARTI POLITIKE SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT

Gjyla Halili