AKTUALE

Ahmeti nga Haraçina: Do të përdorim çdo mjet demokratik për të ndaluar padrejtësitë ndaj shqiptarëve

Lideri i Bdi-së Ali Ahmeti i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të lartë sonte ka mbajtur mbledhje me popullin në Haraçinë.

Në këtë mbledhje është diskutuar për situatën aktuale politike në vend dhe sfidat e radhës.

“Qindra e mijëra qytetarë të kësaj komune u bashkuan për të dëshmuar vendosmërinë e tyre se nuk dorëzohen dhe se do të vazhdojnë të mbrojnë me përkushtim arritjet tona të përbashkëta ndër vite”- ka shkruar Ahmeti.

Para banorëve të Haraçinës Ahmeti ka theksuar se ne jemi të përkushtuar në misionin tonë të përbashkët dhe se do të përdorim çdo mjet demokratik për të ndalur këto padrejtësi që po bëhen në dëm të shqiptarëve dhe në dëm të karakterit multietnik të shtetit.
Ja postimi i plotë:

Sonte në Haraçinë, Mbledhje me Popullin, organizuar nga strukturat tona drejtuese në këtë degë.

Qindra e mijëra qytetarë të kësaj komune u bashkuan për të dëshmuar vendosmërinë e tyre se nuk dorëzohen dhe se do të vazhdojnë të mbrojnë me përkushtim arritjet tona të përbashkëta ndër vite.

Gjatë takimit, shumë qytetarë shprehën hapur pakënaqësitë e tyre ndaj funksionimit të institucioneve, veçanërisht për mungesën e respektimit të gjuhës shqipe në një numër të madh prej tyre.

Një tjetër shqetësim i theksuar ishte diskriminimi i hapur në proceset e fundit të punësimit në institucionet shtetërore, ku përfaqësimi i drejtë i shqiptarëve po anashkalohet dhe po shkelen parimet e barazisë.

Para banorëve të Haraçinës theksova se ne jemi të përkushtuar në misionin tonë të përbashkët dhe se do të përdorim çdo mjet demokratik për të ndalur këto padrejtësi që po bëhen në dëm të shqiptarëve dhe në dëm të karakterit multietnik të shtetit.

Banner

Related posts

Hapet segmenti i ri rrugor që lidh aksin Fushë Krujë-Kamëz me Rinasin, Rama: Një akses i ri për mjetet pranë aeroportit

admin

Aggeler: Kam besim se Korridori 8 do të ndërtohet shpejtë dhe me sukses

admin

VMRO: Fajin që BE ndau RMV nga Shqipëria e ka LSDM

Gjyla Halili