AKTUALE

Bajram Rexhepi në pritjen e Ambasadës Shqiptare për Ditën e Flamurit: Gëzuar e qoftë e përjetshme festa kombëtare.

Sonte, në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë, nën kujdesin e Shkëlqesisë së Tij, ambasadorit z. Denion Mejdani, u shënua me madhështi Dita e Flamurit dhe festat e nëntorit.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe nënkryetari i BDI-së, z. Bajram Rexhepi, vlerësoi lartë rëndësinë historike të 28 Nëntorit për shqiptarët kudo që ndodhen. Ai theksoi se kjo ditë simbolizon unitetin, sakrificën dhe përpjekjet shekullore për liri e dinjitet kombëtar.

Pritja festive bashkoi personalitete nga jeta politike, diplomatike dhe shoqërore, duke reflektuar vlerat e përbashkëta dhe lidhjet e forta mes shqiptarëve.

Gëzuar dhe e përjetshme qoftë festa kombëtare e Flamurit!

Ja postimi i plotë:

Sonte në pritjen e organizuar nga ambasada shqipëtare dhe shkëlqesia e tij ambasadori z. Denion Mejdani, për festën e flamurit.
Gëzuar e qoftë e përjetshme festa kombëtare.

Banner

Related posts

Shqipëria voton, Rama: Shqiptarët kanë në dorë të ardhmen e tyre

Gjyla Halili

Lladrovci: Ushtria e Kosovës është besnike e traditës së paraardhësve luftëtarë

Gjyla Halili

Siljanovska-Davkova: Aktualisht nuk ka asgjë më të rëndësishme se politika e zgjerimit të BE-së

Gjyla Halili