AKTUALE

VLEN: Autoritetet gjyqësore të veprojnë vetëm sipas ligjit, të lirohen nga ndikimet politike

VLEN u bën thirrje autoriteteve gjyqësore që të veprojnë vetëm sipas ligjit, të lirohen nga ndikimet politike dhe të japë drejtësi bazuar në provat e paraqitura në një procedurë të drejtë dhe transparente. Ligjet duhet të zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë, pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare apo politike.

Kthimi i besimit në sistemin ligjor nuk guxon të shndërrohet në pika të politikës ditore. Nuk na gëzon fakti që një parti politike si BDI-ja lidhet me dyshime të rënda dhe indikacione për raste të shumta të korrupsionit politiko-familjar.

Këto rrethana rrënuese i hedhin njollë të gjithë shqiptarëve. Dyshimet e tilla janë një tjetër argument plus se BDI duhet të reformohet sa më shpejt dhe të fillojë të veprojë si një opozitë konstruktive.

Është detyrimi ynë si VLEN që të mos lejojmë që kjo kryesi e BDI-së e mbërthyer në të kaluarën të përpiqet t’i bëjë shqiptarët mburojë për skandalet e tyre korruptive.

Banner

Related posts

Grubi: Ndërtimi i Korridorit 8 dhe 10D do të kushtojë 1.3 miliardë euro

admin

Duhej të fillonte më 30 mars, shtyhet në afat të pacaktuar funksionimi i linjës ajrore Shkup-Dubai

Gjyla Halili

Borrell: Takimi Kurti-Vuçiq, më 14 shtator

admin