AKTUALE

DITURIA NUK NJEH MOSHË

Sonte, më 19.01.2024, pas namazit të jacisë, në fshatin Sllatinë, në një ambient të bukur nën udhëheqjen e hoxhës së nderuar Nehat ef. Aliji, 32 besimtarë të moshave të ndryshme, kanë arritur një sukses të mrekullueshëm dhe të veçantë në Myftininë e Tetovës, përfundimin e hatmes, leximin e plotë të Kur’anit Fisnik.

Ky sukses frymëzues dëshmon se dashuria për fjalën e Allahut nuk njeh kufij moshe. Është një shembull i gjallë se si besimi dhe Kur’ani bashkon njerëz nga të gjitha fazat e jetës, duke krijuar një lidhje të fortë shpirtërore mes tyre.
Ky moment i veçantë në Sllatinë tregon se mosha është vërtet vetëm një numër kur bëhet fjalë për mësimin e leximit të Kur’anit.

Zoti e shpërbleftë imamin, Nehat ef. Aliji për kontributin.

Banner

Related posts

Nikollë Camaj në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut: Fqinjësia e mirë është themel i stabilitetit në Ballkan

Gjyla Halili

Grubi: Punët tona s’kanë të ndalur, nesër kryeministri Xhaferi në Tetovë, vendoset gurëthemeli i Qarkores!

Gjyla Halili

Zgjedhjet 2024/ Të premten nis grumbullimi i nënshkrimeve

Gjyla Halili