AKTUALE

Ramiz Lladrovci kërkon shkarkimin e kryeparlamentarit Basha pas artikullit skandaloz

Lladrovci: Dimal, ik!

Pas publikimit të dy dokumenteve kundër UÇK-së nga viti 2012 bashkautorësi e Dimal Bashës, Ramiz Lladrovci ka reaguar duke kërkuar inicimin e shkarkimit të tij.

Lladrovci ka theksuar se “Kosova as UÇK-ja nuk e meriton këtë turp. Dimal, ik!”

Postimi i tij në fb:

Dy dokumente që dekonspirojnë Dimal Bashën, të inicohet shkarkimi i tij!

Misioni atdhetar e human i themelimit të UÇK-së, pastërtia e organizimit, financimit dhe luftës së UÇK-së, nuk ka mundur as mund ta nxijnë as Serbia, as Rusia as Dimalat. Këto dy dokumente, mjaftojnë për të iniciuar shkarkimin e Kryekuvendarit.

Kosova jonë kishte dhe ka “kontribuues” si Dimal Basha, por si këto dy faqe që dëshmojnë thellësinë e gënjeshtrës, seriozitetin e mashtrimit dhe antikombtarizmit, nuk mund të gjenden nga autorë shqiptarë.

Pres që deputetet dhe deputetët atdhetarë të merren urgjent me inicimin e shkarkimit të tij nga pozita e kryekuvendarit, për hir të qytetarëve, lirisë, gjakut të derdhur të dëshmorëve dhe martirëve të kombit. Kosova as UÇK-ja nuk e meriton këtë turp. Dimal, ik!

https://www.facebook.com/share/1AtE3wKF9o/?mibextid=wwXIfr

Banner

Related posts

LSDM: Dimitrievski është kapur “gjallë” në një skandal keqpërdorimi

Gjyla Halili

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga ua uroi vendin e parë studentëve fitues në garën ndërkombëtare për gjykim të simuluar në Tiranë

Gjyla Halili

Fillon mbledhja e nënshkrimeve nga kandidatët për president dhe deputetë në Maqedoni

Gjyla Halili