Lajme

Vihet nën kontroll zjarri pranë Selanikut, tymi i dendur mbulon ende qytetin! Katër zjarrfikës u dërguan në spital

Pas një beteje që zgjati gjatë gjithë natës, zjarri i madh që shpërtheu të shtunën në mbrëmje në zonën e Oreokastros, pranë Selanikut, është vënë nën kontroll dhe nuk paraqet më fronte aktive.

Sipas autoriteteve greke, ekipet e zjarrfikësve vijojnë punën për shuarjen e vatrave të mbetura, kryesisht në dy fabrikat që u përfshinë nga flakët. Bëhet fjalë për një fabrikë tekstili dhe një fabrikë riciklimi, ku zjarri shkaktoi dëme të konsiderueshme.

Në operacionin e shuarjes së zjarrit po marrin pjesë 160 zjarrfikës me 52 automjete dhe pajisje ajrore, ndërsa katër zjarrfikës u dërguan në spital.

Megjithëse situata është stabilizuar, tymi i zi dhe i dendur vijon të mbulojë një pjesë të madhe të Selanikut. Reja e tymit është e dukshme nga kilometra larg, ndërsa era e plastikës së djegur është ndjerë në disa zona të qytetit.

Banner

Related posts

Agron Demiri: Unë nuk e kam parë LSDM-në si parti maqedonase, ne jemi parti qytetare

Admin2

Mexhiti: Shqiptarët po përfaqësohen me përgjegjësi, ata marrin hisen që u takon

Admin2

Milloshoski: Protokolli i dytë fsheh bllokada të reja bullgare, ndryshimet kushtetuese nuk janë kushti i vetëm

Admin2