Lajme

Tmerr në Itali/ Spërkati me naftë të dashurën dhe tentoi t’i vinte flakën, 47-vjeçari ndalet në sekondën e fundit

Një 47-vjeçar me origjinë moldave është arrestuar në Ivrea të Torinos, Itali, me akuzën e tentativës për vrasje, pasi dyshohet se tentoi t’i vinte flakën bashkëjetueses së tij gjatë një konflikti në banesë.

Ngjarja ndodhi në zonën e San Bernardos. Sipas autoriteteve italiane, burri, i cili ndodhej në gjendje të rënduar psikofizike si pasojë e konsumimit të alkoolit, në kulmin e një debati të dhunshëm e spërkati gruan me naftë, me qëllim që t’i vinte zjarrin.

Tragjedia u shmang falë ndërhyrjes së menjëhershme të një miku të çiftit, i cili ndodhej në banesë në momentin e ngjarjes. Ai u vendos mes tyre dhe arriti t’i mbante krahun agresorit, duke e penguar të ndizte çakmakun deri në mbërritjen e karabinierëve.

Ndërkohë, vetë viktima kishte njoftuar forcat e rendit, të cilat mbërritën menjëherë në vendngjarje. Karabinierët neutralizuan 47-vjeçarin dhe i sekuestruan çakmakun, duke parandaluar një ngjarje me pasoja tragjike.

Fatmirësisht, nga incidenti nuk pati persona të lënduar. Me urdhër të Prokurorisë së Ivreas, e cila po drejton hetimet, i arrestuari u dërgua në institucionin e paraburgimit, ku do të qëndrojë në dispozicion të drejtësisë.

Banner

Related posts

Munir Kollashinac braktis Frontin Europian? Shfaqet krah Mexhitit dhe Kasamit në eventin e ambasadës turke

Admin2

Mexhiti: Panairi i Librit Shqip në Shkup, ngjarje e rëndësishme kulturore

Admin2

Rruga Saraj – Rashçe është kthyer në deponi

Admin2