AKTUALE

Dosjet e ilegales shqiptare/ Grubi: Dokumentimi i tyre do të ruajë përjetë kujtimin mbi qëndresën heroike

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi të shtunën në Shkup mori pjesë në ceremonin e prezantimit të dosjeve të ilegales shqiptare të periudhës 1945-1999, “Ilegalja shqiptare – pararendëse e rrënimit të Jugosllavisë”, që u organizua nën përkujdesin e liderit të Bashkimit Demokratik për Integim (BDI) – Ali Ahmeti.

“Çaste frymëzuese përkujtimi nën përkujdesin e Kryetarit Ali Ahmeti dhe Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqipëtarëve në Maqedoninë e Veriut mbi periudhën e veprimit atdhetar ilegal nga vitet 1945 e deri në luftërat e fundit çlirimtare në trevat tona. Sot mbarë opinionit si rezultat i një pune me rëndësi jetike hulumtuese në Arkivin Shtetëror të Kroacisë iu prezantuan dosjet e shërbimit sekret jugosllav për veprimtarët e ilegalitetit atdhetar dhe botimi i parë ekskluziv me fakte mbi madhështinë e asaj periudhe me titull “Ilegalja shqiptare – pararendëse e rrënimit të Jugosllavisë”. Ky akt i dokumentimit historik do të ruajë përjetë kujtimin mbi qëndresën heroike të shumë atdhetarëve të asaj periudhe, për çka falënderojmë Kryetarin Ali Ahmeti që përkujdeset për memorizimin e veprimtarisë kombëtare që mbajti gjallë indin tonë kombëtar, pjesë e së cilës ishte që nga vitet e para të rinisë. Qoftë frymëzim i përjetshëm veprimi i ilegales sonë kombëtare”, është shprehur Grubi në rrjetet sociale për ngjarjen në fjalë.

 

Banner

Related posts

DPS votoi dy serbe nga DF për gjykatëse, por jo edhe kandidatin shqiptar

admin

REISUL ULEMA PRITI NË TAKIM KRYETARIN E QENDRAVE ISLAME SHQIPTARE NË GJERMANI

Gjyla Halili

Sveçla viziton pjesëtarët e policisë në veri të vendit, i përgëzon për përkushtim në kryerjen e detyrave

admin

Leave a Comment