SPORT

Vedat Muriqi: Kemi shpëtuar – Kreu

Vedat Muriqi ishte vendimtar mbrëmë në fitoren e Mallorcas ndaj Valencias 1:0 duke e shënuar golin e tre pikëve.

Sulmuesi ndihet i lumtur me kontributin e dhënë, jo vetëm në lojën e mbrëmshme, por edhe në përgjithësi në këtë sezon.

Sidoqoftë, “Pirati” dëshiron të shënojë më shumë gola që i sjellin pikë klubit ishullor spanjoll.

“Jam mjaft i lumtur sepse tashmë kemi shpëtuar pa rënë nga liga.

Fituam përsëri dhe tashmë i kam shënuar 14 gola.

Por, dua të shënoj më shumë gola që i japin pikë Mallorcas.

Nuk ma ndien nëse nuk shënoj gol nëse marrim pikë”, u shpreh fillimisht ish-futbollisti i Rizesporit, Fenerbahçes dhe i Lazios.

“Është e vërtetë që kur të shpëtosh pa rënë nga liga, është e vështirë të përgatitesh për lojën e ardhshme.

Por, është puna e jonë dhe duke e falënderuar trajnerin, punuam më shumë dhe shkoi mirë”, shtoi tutje ai.

I pyetur për paraqitjen e tij, sulmuesi prizrenas ishte i qartë.

“Nuk po bëj asgjë speciale, po e shfaq atë që e kam brenda meje.

Dhe, nëse njerëzit i vlerësojnë këto gjëra, mirë, jam i lumtur për këtë.

Shpresoj që të kem më shumë vite si ky”, përfundoi Muriqi.

Muriqi i ka realizuar 14 gola këtë sezon në La Liga, ndërsa i ka bërë edhe tre asistime.

/BotaSot/

Banner

Related posts

Polonia ‘macja e zezë’ e Shqipërisë! Kombëtarja vetëm një fitore para 70 vitesh, polakët na kanë mposhtur 10 herë

admin

Kumbulla festoi ditëlindjen, bën gjestin që duhet vlerësuar

admin

Ancelotti përgjigjet duke thënë se nuk do të përgjigjet kurrë  

admin

Leave a Comment