SPORT

Silvinho nuk duhet ta llogarisë

Pritej që Armando Broja i cili thuajse ka lënë pas plotësisht dëmtimin e rëndë të pësuar në dhjetor të vitit të kaluar, të grumbullohej me skuadrën e Chelsea që në para-sezon, por një e gjë e tillë nuk ndodhi.

Ai po ashtu nuk është grumbulluar me skuadrën as në 3 ndeshjet e para të Premier League, ndërsa u mendua se do t’i jepej shansi ditën e nesërme, ku Chelsea do të përballet me një kundërshtar inferior në EFL Cup, mirëpo ditën e sotme, tekniku Pochettino tha se kjo nuk do të ndodhë.

Madje ai shtoi, se as në fundjavë një e tillë nuk do të ndodhë, por për  yllin “kuqezi” do të pritet të shihet pas ndeshjeve të kombëtareve.

Tanimë shanset që ai të jetë pjesë e listës së Silvinjos janë “0”, në dy ndeshjet më të rëndësishme të këtyre eliminatoreve për kombëtaren tonë, përballë Çekisë dhe Polonisë.

Banner

Related posts

Onana konfirmon rikthimin te Kameruni

admin

Cordoba: Interi duhet ta luajë ndeshjen si një finale

admin

Angli bëhet ndërhyrje e palejuar tejet interesante, video bëhet virale

admin

Leave a Comment