KOSOVË

Vdes një foshnje në Greqi, babai e kishte harruar në automjet

Një burrë 37-vjeçar nga qyteti grek Arta akuzohet për vrasje nga pakujdesia pasi mbi pesë orë e ka harruar foshnjën e tij pesëmuajshe e gjysmë në automjet, që më pas është gjetur e vdekur.

Mediat greke duke iu referuar burimeve të policisë publikuan se babai është dashur ta dërgojë foshnjën në kopsht, por e ka harruar në sedijen e pasme të automjetit, ndërsa kur nëna ka shkuar ta marrë nga kopshti, e kanë njoftuar se foshnja nuk është sjellë në kopsht.

Ka kontaktuar me bashkëshortin e saj për të mësuar çfarë ka ndodhur, dhe me këtë rast është zbuluar se foshnja ka ngelur në automjet, foshnja është dërguar në spital, por atje veç se është konstatuar vdekja.

Prindërit e foshnjës janë hospitalizuar në gjendje të rëndë psikike, ndërsa prokurori ka ngritur aktakuzë për vrasje nga pakujdesia për burrin 37-vjeçar.

Banner

Related posts

Kush voton me zemër, të jep kredi afatgjate

admin

Rama zbulon varkat e reja turistike që do përdoren për turistët në Shirokë

admin

Dy të vdekur nga aksidenti i sotëm në rrugën Shkodër-Lezhë

admin

Leave a Comment