KOSOVË

Vuçiq: Dita e djeshme ishte e vështirë për vendin tonë, të hënën i drejtohem qytetarëve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se të hënën pasdite do t’u drejtohet qytetarëve lidhur me bisedimet e fundit për Kosovën.

Në një postim në Instagram, Vuçiq ka njoftuar se më pas do të flasë për “të gjitha problemet me të cilat përballemi dhe zgjedhjet që na presin”.

“Dje ishte një nga ditët më të vështira për vendin tonë dhe nuk u fsheha kurrë nga njerëzit në Serbi kur ndodhin gjëra të tilla. Ne do të kemi shumë telashe dhe probleme me të cilat do të përballemi në të ardhmen dhe për këtë na duhet unitet”, ka shkruajtur Vuçiq.

“Fatkeqësisht ata zgjodhën të shkojnë kundër Serbisë edhe këtë herë. Ne do ta ruajmë dhe mbrojmë Serbinë. Rroftë Serbia”, shkruan Vuçiq.

Banner

Related posts

Draft-statuti i Asociacionit, kërkohet që fillimisht të vlerësohet nga Kushtetuesja

admin

Erdogan thotë se MIT-i ka vrarë liderin e Shtetit Islamik në Siri

admin

Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel/ Pajtim për të zhdukurit, mospajtim për Asociacionin

admin

Leave a Comment