AKTUALE

Vdekja e 25-vjeçares nga Kosova në Tetovë, Prokuroria: Nuk ka indikacione për vepër penale

Nga Prokuroria Themelore njoftojnë se të dhënat e para nuk japin indikacione për vepër penale në vdekjen në Tetovë të 25-vjeçares me iniciale D.S. nga Gjakova – Kosovë, përcjell TV21. Megjithatë, nga Prokuroria njoftojnë se janë intensifikuar hetimet dhe do të merren masa deri në zbardhjen e plotë të rastit.

Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë dje ka kryer ekspertizë në vendin ku është gjetur trupi i pajetë i një gruaje të re, si edhe në banesën me qira ku ajo kishte qëndruar. Po ndërmerren të gjitha veprimet për të hetuar shkaqet e vdekjes me kontrolle dhe ekspertiza të detajuara në vendngjarje, ndonëse të dhënat fillestare dhe gjurmët në terren nuk tregojnë se bëhet fjalë për vdekje si pasojë e një vepre penale. Megjithatë, është urdhëruar obduksioni, do të merren në pyetje disa persona, ndërsa prokuroria dhe të gjitha organet hetimore po veprojnë intensivisht për të sqaruar shkaqet”, thonë nga Prokuroria./tv21.tv

Banner

Related posts

Temperaturat e larta, MSh apelon për kujdes ndaj fëmijëve

admin

Faton Ahmeti: Shkëndija krenaria jonë, na e bëri zemrën mal

Gjyla Halili

Osmani zbulon çka i tha Kurtit në takimin e parë: “Nga sot, Kosova ka një ministër të dytë të Jashtëm”

Gjyla Halili