AKTUALE

Dimitrievska Koçoska: Nëse dëshiron ndonjë kompani, mund të punojë të dielave

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrievska Koçoska thotë se kompanitë mund të punojnë të dielave, duke u përgjigjur në pyetjen se a do të shfuqizohet masa “E diela ditë jopune”.

Gjithmonë kam thënë se nëse ndonjë kompani dëshiron të punojë, mund ta bëjë atë por duhet që ditoret të jenë më të larta”, tha Koçoska, në emisionin “Biznes 21”.

Ministrja njoftoi se Drejtoria për të Ardhura Publike ka kryer inspektime në rrugën e “Plastikave” dhe në Bit Pazar.

“Nga ky inspektim janë mbyllur disa shitore dhe janë dënuar kompani”, tha Ministrja.

Ka sqaruar se qëllimi i kontrolleve nuk ka qenë të mbyllen shitore dhe të dënohen kompani, por të vendosen kushte korrekte për të gjitha kompanitë.

“Ato kompani të cilat janë të ndershme, punojnë, i paguajnë tatimet, nuk kanë asnjë problem me ligjin – vazhdojnë të punojnë. Fokusi ynë është te ato kompani që bëjnë keqpërdorime”, tha Dimitrieska Koçoska.

Banner

Related posts

Përvjetori i luftës në Ukrainë, manifestim në kryeqytet: Tirana solidarizohet me të drejtën e çdo ukrainasi për të qenë i lirë

admin

VLEN i del në krah Mickoskit, UÇK-së i kthen shpinën

Gjyla Halili

Haradinaj: Kurti po përdor njerëzit e VLEN-it për të kontaktuar me Adem Hoxhën

Gjyla Halili