AKTUALE

USKANA VOLEJ (KËRÇOVË)   –  BAMI KORI ( TETOVË), DERBI PËR NË LIGËN E PARË,  30.04.2025 ( E MËRKURË), ORA 20.00, Ivanidoll

Një përballje tepër interesante pritet të jetë ndeshja DERBI në mes Uskanës dhe Bami Korit, që të dyja skuadrat pretendente kryesore për në LIGËN E PARË.

Uskana do të përpiqet të triumfojë edhe këtë radhë, për të siguruar garat në ligën elitare edhe sezonin e ardhshëm, ndërkaq Bami Kori do të provojë të jetë i pamposhtur në këtë takim dhe të përmirësojë gabimin e ndeshjes paraprake, që pësoi disfatë si nikoqire 0:3 në sete.
Presim një lojë dramаtike, ku volejbolldashësit tanë do të kenë mundësinë e ndjekjes së një përballje mjaft cilësore dhe tepër interesante!

Andaj, shfrytëzojmë rastin të ftojmë gjithë sportdashësit kërçovarë në numër sa më të madh, në mbështetje të klubit të vajzave, sepse që të arrijmë deri te TRIUMFI, pa dyshim është e DOMOSDOSHME MBËSHTETJA DHE BROHORITJA JUAJ!
USKANA MERITON TË GAROJË NË LIGË TË PARË.
JU MIRËPRESIM!

Banner

Related posts

Kryetari i shoqatës “Malësia” Kaliforni, Sheki Krniç: Skënderbeu mbetet simbol i pavdekshëm i kombit shqiptar

Gjyla Halili

Në vitin 2022 u regjistruan 153 vepra penale lidhur me dhunën në familje në rajonin e Pollogut

admin

ALI AHMETI QYTETAR NDERI I PRIZRENIT, KRYEQYTETIT SHPIRTËROR TË KOMBIT SHQIPTAR

Gjyla Halili