AKTUALE

Sela: Taravari nuk e ka derën e hapur në parti

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka përjashtuar kategorikisht çdo mundësi bashkimi me krahun e partisë që udhëhiqet aktualisht nga Arben Taravari.
Në një intervistë për emisionin Zoom në TVM2 me gazetarin Ersan Pajaziti, Sela ka dhënë një mesazh të qartë: dera mbetet e hapur për ish-anëtarët e ASH-së që i janë bashkuar Taravarit, por jo për vetë Taravarin.

“Anëtarët e ASh-së që kanë shkuar te Taravari e kanë derën hapur te unë, por jo Taravari!”, deklaroi prerazi Sela, duke theksuar se dallimet mes tyre nuk janë vetëm politike, por edhe morale.

Sipas tij, një rikthim apo bashkim me Taravarin do të përbënte “një amoralitet të skajshëm”, duke nënkuptuar se ndarja në parti nuk ka qenë thjesht çështje strategjish apo interesash momentale, por rrjedhojë e thellë e qasjes dhe parimeve politike.

Banner

Related posts

Shoqata “Jehona e Malësisë” në Miçigan: Për Kosovën qëndrojmë të gjithë në këmbë, nuk harrojmë, nuk përkulemi!

Gjyla Halili

MYFTINIA E TETOVËS SHTRON IFTAR PËR NXËNËSIT E PARELELES SPECIALE TË SHKOLLËS LIRIA

Gjyla Halili

Garip Kaba jep dorëheqje nga posti i Zëvendësdrejtorit të Doganave: “Kthesë për sfida të reja”

Gjyla Halili