AKTUALE

Uskana Martial Arts Academy mirëpret mysafirët dhe vijon përgatitjet për Kampionatin Botëror të Kickbox-it në Madrid

Akademia e Arteve Marciale Uskana Martial Arts Academy, nën drejtimin e trajnerit Urim Saiti, pati nderin të mirëpresë mysafirët Florim Useini, së bashku me partnerin e tij Nadi Zendeli, si dhe miqtë Lirim Useini dhe Xhevat Mehmedi.

Gjatë vizitës së tyre, mysafirët ndoqën nga afër seancën stërvitore të sportistëve Arijan dhe Blerian Arslani, të cilët po vijojnë përgatitjet intensive për pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror të Kickbox-it, që do të mbahet në Madrid të Spanjës, nga data 5 deri më 10 nëntor.

Kampionati do të zhvillohet nën ombrellën e Federatës Botërore të Kickbox-it ISKA, ku Maqedonia e Veriut përfaqësohet nga presidenti Urim Saiti.

Vizita e mysafirëve përbënte një moment të veçantë për sportistët e akademisë, duke sjellë motivim, mbështetje dhe inkurajim shtesë në prag të një gare të rëndësishme ndërkombëtare.

Nga Uskana Martial Arts Academy u shprehën mirënjohje për mysafirët, duke vlerësuar praninë dhe mbështetjen e tyre ndaj sportistëve që po përgatiten për të përfaqësuar vendin në arenën ndërkombëtare.

Akademia vazhdon punën me përkushtim, duke synuar rezultate sa më të mira në Kampionatin Botëror dhe promovimin e sportit të kickbox-it.
Uskana Martial Arts Academy – Përkushtim, disiplinë dhe sukses!
ISKA Europe | ISKA Spain Official 🇪🇸 | ISKA Combat Sports ANZ
Nderime dhe respekt,
Urim Saiti
Uskana Martial Arts Academy

Banner

Related posts

Regjim i posaçëm i komunikacionit nesër dhe pasnesër në Tetovë shkaku i tubimeve parazgjedhore

Gjyla Halili

Sahit Muja mesazh nga SHBA: Vendim historik, Amerika mirëpret sërish Sali Berishën

Gjyla Halili

Pendarovski: Mickoski dëshiron në të njëjtën kohë të jetë edhe president edhe kryeministër

Gjyla Halili