AKTUALE

Regjim i posaçëm i komunikacionit nesër dhe pasnesër në Tetovë shkaku i tubimeve parazgjedhore

SPB Tetovë informon se për shkak të mbajtjes së tubimeve të partive politike në kuadër të fushatës zgjedhore në dy ditët në vijim (e diel dhe e hënë), do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit në qendër të qytetit.

“Do të vendoset regjim i posaçëm i komunikacionit edhe atë në bulevardin ‘Iliria’ nga hyrja e Tetovës deri në shesh, gjegjësisht rreth rrotullimi me bulevardin ‘Ilindenska’ ku nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në bulevard. Poashtu gjatë kohës së tubimeve, komunikacioni do të riorientohet nëpër rrugët tjera, përkatësisht rrugët ‘JNA’, ‘Todor Ciposki-Merxhan’, ‘Jane Sandanski’ dhe rruga ‘Nikola Teslla’”, thuhet në kumtesën e SPB Tetovë.

Prej aty me apel deri te shoferët që të respektojnë urdhrat që do të jepen nga nëpunësit e policisë.

Banner

Related posts

Vazhdon bojkoti i mësimit në Moranë, qindra nxënës janë jashtë bankave shkollore

Gjyla Halili

Garë e nxehtë për bartës liste në BDI! Në njësinë zgjedhore 1 dhe 2 lakohen disa emra

Gjyla Halili

Listat e “Frontit Europian”: Ministrat e BDI-së “OUT”, pjesë e Grupit të Zjarrit “IN”?

Gjyla Halili