SHOWBIZ

Ushqimet që do t’ju vijnë në ndihmë në pastrimin e enëve të gjakut!

Banner

Enët e gjakut luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm.

Ato transportojnë ushqyesit dhe oksigjenin nga zemra drejt organeve të tjera. Në disa raste, enët e gjakut bllokohen duke përbërë pikënisjen e shumë sëmundjeve kardiovaskulare. Ekspertët kanë identifikuar disa ushqime të shëndetshme të cilat pakësojnë rrezikun e sëmundjeve të tilla dhe ruajnë shëndetin e enëve të gjakut.

Avokado

Avokado është e pasur në proteina, fibra, vitamina dhe minerale. Natyrshëm, konsumi i tyre ndihmon në zhbllokimin e enëve të gjakut. Për më tepër, konsumi ditor i avokados ul kolesterolin me nga 11 deri në 22%.

Brokoli

Brokoli përmban shumë vitaminë K që parandalon mpiksjen e gjakut. Fibra tek brokoli ul tensionin e gjakut dhe kolesterolin.

Agrumet

Agrumet janë të pasura me pektinë që pastron enët e gjakut dhe ul kolesterolin e keq. E mira e tyre është se gjenden në treg gjatë gjithë vitit.

Kafeja

Studiuesit australianë kanë zbuluar se kafeja ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 20%. Ajo është e pasur me antioksidantë dhe acid klorogenik që parandalon problemet me zemrën.


Top Channel

Related posts

Grammy Awards 2023/ Si u shfaqën të veshur yjet në tapetin e kuq! (foto)

admin

Filmi Everything Everywhere pas Oscar dominon edhe Independent Spirit Awards

admin

Përveç çmimeve, Harry Styles mori edhe vëmendjen e publikut për veshjet e tij në Grammy (foto)

admin

Leave a Comment