AKTUALE

UNIVERSITETI I TETOVËS DHE INSTITUTI PËR STANDARDIZIM I RMV-SË NËNSHKRUAN MEMORANDUM BASHKËPUNIMI

Universiteti i Tetovës dhe Instituti për Standardizim i Republikës së Maqedonisë së Veriut nënshkruan Memorandum bashkëpunimi, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe krijimit të mundësive të reja për zhvillimin e veprimtarive arsimore, shkencore-kërkimore dhe profesionale.
Memorandumi u nënshkrua nga Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, dhe Drejtori i Institutit për Standardizim, z. Gazmend Aliu.
Në këtë takim, Rektori shoqërohej nga Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Salajdin Salihu, dekani i Fakultetit të Shkencave të Zbatuara, Prof. Dr. Enis Jakupi, dhe dekani i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, Prof. Dr. Gafur Xhabiri. Ndërkaq, nga Instituti për Standardizim morën pjesë edhe Dr. Sonja Cerepnalkovska, Vilijam Hristovski, Goran Pletvarski, Maja Koliç dhe Faton Mustafi.
Ky bashkëpunim synon të krijojë një lidhje më të ngushtë ndërmjet komunitetit akademik dhe institucioneve profesionale, duke nxitur shkëmbimin e njohurive, përvojave dhe ekspertizës në fushën e standardizimit, menaxhimit të cilësisë, inovacionit dhe zbatimit të standardeve evropiane dhe ndërkombëtare.
Në kuadër të marrëveshjes parashikohet realizimi i projekteve të përbashkëta shkencore-kërkimore, organizimi i konferencave, ligjëratave, seminareve dhe trajnimeve profesionale, si dhe përfshirja e ekspertëve të Institutit në aktivitete të ndryshme akademike.
Një rëndësi e veçantë i kushtohet edhe krijimit të mundësive për praktikë studentore, përmes së cilës studentët do të kenë mundësi të njihen nga afër me proceset e standardizimit dhe zbatimin praktik të standardeve, duke avancuar kompetencat e tyre profesionale dhe përgatitjen për tregun e punës.

Universiteti i Tetovës – UT
@ndjekësit

Banner

Related posts

Të dielën, shtëpisë së BBV do t’i bashkohen 4 ‘banorë’ të rinj

admin

Faton Ahmeti kujton Memet Zenunin: Një mik shembullor dhe njeri me virtyte të larta

Gjyla Halili

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani u takua në New York me Ritchie Torres, kryetarin e Vatrës e personalitete të shquara shqiptare në Amerikë

Gjyla Halili