Drejtori Goce Dimovski mori pjesë sot në edicionin e parë të Global Trade & Growth Forum 2026, organizuar nga Oda Ekonomike Zvicerano-Maqedonase (SwissCham MK), në partneritet strategjik me kompaninë ndërkombëtare të transportit dhe logjistikës Mediterranean Shipping Company (MSC).
🤝 Forumi bashkoi përfaqësues të komunitetit vendor dhe ndërkombëtar të biznesit, institucioneve dhe përfaqësive diplomatike, duke krijuar hapësirë për shkëmbimin e përvojave dhe ideve për avancimin e lidhjeve tregtare dhe forcimin e konkurrueshmërisë së kompanive maqedonase në tregjet ndërkombëtare. Në fokus të programit ishin korridoret strategjike tregtare dhe logjistika, konkurrueshmëria e eksporteve dhe krijimi i brendeve me njohje globale.
Aktiviteti u hap me fjalimet hyrëse të Sanja Radovanoviq, nënkryetare e Odës Ekonomike Zvicerano-Maqedonase (SwissCham MK) dhe drejtoreshë menaxhuese e MSC-së, Sonja Stefanovska, kryetare e SwissCham MK dhe menaxhere e fabrikës Baumer në Zonën Zhvillimore Industriale Teknologjike (ZZhIT) Shkup, si dhe Christoph Sommer, ambasador i Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
🗣 Fjalime mbajtën gjithashtu Fabrizio Farinelli, drejtor rajonal për agjencitë në MSC Gjenevë, si dhe Aleksandar Nikoloski, zëvendëskryeministër dhe ministër i Transportit i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në kuadër të forumit u organizuan disa diskutime në panel, të përkushtuara ndaj sfidave dhe perspektivave aktuale në tregtinë ndërkombëtare, avancimit të konkurrueshmërisë së eksporteve, logjistikës dhe lidhjeve të transportit, si dhe mundësive për hapjen e tregjeve të reja dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet kompanive vendore dhe ndërkombëtare.
🔑 Pjesëmarrja e drejtorit Dimovski, në kuadër të përpjekjeve të Drejtorisë për ZZhIT për dialog të vazhdueshëm me komunitetin e biznesit, konfirmon përkushtimin e institucionit për avancimin e bashkëpunimit me kompanitë dhe krijimin e kushteve të favorshme për rritjen dhe zhvillimin e tyre në tregjet ndërkombëtare.
🏛 Drejtoria për ZZhIT vazhdon të ndërtojë marrëdhënie partneriteti me kompanitë dhe institucionet, me fokus në mbështetjen e investitorëve ekzistues, tërheqjen e investimeve të reja dhe krijimin e kushteve për rritje ekonomike afatgjatë.


