AKTUALE

TS nxjerr dokumentin e Planit Gjeneral dhe Detal të bulevardit “Boris Kidriç” – leja e ndërtimit e dhënë në kundërshtim me ligjin.

Sipas Planit Gjeneral dhe Detal shihet qartë se si duhet të ndërtohet bulevardi “Boris Kidriç”. Megjithatë, në lejen e dhënë nga Këshilli janë shkelur procedurat ligjore, pasi në Planin Gjeneral dhe Detal nuk parashihet trotuar në mes të rrugës.

Leja është dhënë gjithashtu pa miratimin e sektorit për rrugë dhe komunikacion.

Përveç shkeljeve flagrante në kundërshtim me Planin Gjeneral dhe Detal, Bilall Kasami, me idenë e dy projektuesve amatorë, ka mbyllur mbi dhjetëra biznese duke ngushtuar trotuaret dhe duke çuar drejt falimentimit të plotë gjithë rrugën.

Sot dhe nesër, nëse vazhdon ndërtimi i kësaj rruge, emri i saj do të vuloset si “Bulevardi i Vdekjes”.

📷 Foto: Plani Gjeneral dhe Plani Detal i rrugës “Boris Kidriç”

Banner

Related posts

Azgan Haklaj denoncon ndalimet në kufirin e Maqedonisë së Veriut, kërkon reagim diplomatik

Gjyla Halili

Ahmeti: Lufta e 2001 nuk e përmisoji vetëm statusin e shqiptarëve por edhe të komuniteteve tjera

Gjyla Halili

8 vjet nga dhuna në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Gjyla Halili