AKTUALE

Më shumë shi kanë reshur në Kriva Pallankë, më ftohtë këtë mëngjes në Krushevë

Më shumë shi në 24 orët e fundit kanë reshur në Kriva Pallankë, tetë litra në metër katror, njoftoi DPHM.

Sipas matjeve mëngjesin e sotëm në ora 8, gjashtë litra në metër katror në Tetovë, katër në Pretor, tre në Dibër, Kumanovë dhe Vinicë dhe dy litra në Krushevë.

Temperatura më e ulët prej 7 gradë është në Krushevë, 8 gradë në Pretor dhe Berovë, 9 në Kriva Pallankë, 10 në Tetovë dhe Vinicë, 11 gradë në Strumicë, Ohër dhe Manastir, 12 në Shkup (Zajçev Rid), Kumanovë, Dibër, Shtip dhe Dojran, 14 gradë në Demir Kapi dhe Gjevgjeli

DPHM për sot parashikon mot me veranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut, sidomos në pjesën lindore të vendit.

Në disa vende do të ketë kushte për paraqitje të bubullimave të rralla. Do të fryjë erë e mesme deri e përforcuar nga drejtimi juglindor (mbi  60 km/h), sidomos përgjatë vardarit dhe në pjesën jugperëndimore të vendit. Temperaturat minimale do të jetë në interval prej 7 deri në 13, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 15 deri 21 gradë.

Në Shkup mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e mesme deri e përforcuar nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të arrijë deri 19 gradë.

Banner

Related posts

Bekteshi: Qytetarët kanë filluar ta thërrasin kryetarin e Çairit me nofkën “komshiu”, eksponentët e komunës i kanë komshi në çdo objekt që ndërtohet

Gjyla Halili

BDI: Nipi i Zeqirija Ibrahimit, i vetmi shqiptar i pranuar në konkursin skandaloz për Ushtri ku u pranuan gjithsej 74 persona.

Gjyla Halili

Buzhala: Osmani kuadër i përgatitur dhe i dashur për SHBA-të

Gjyla Halili