SHQIPËRI

Trupa gjykuese tërhiqet për vendimin, palët e PD-së në pritje të fatit të partisë

Dy palët e Partisë Demokratike ndodhen në ambientet e Gjykatës së Apelit në pritje të vendimit të trupës gjykuese se kujt i përket vula e partisë opozitare më të madhe në vend.

Siç shihet në fotot e siguruara nga Top Channel, jashtë dyerve të gjykatës së Apelit ndodhen anëtarët e dy grupeve të PD-së ndërsa në ambientet e brendshme janë edhe avokatët mbrojtës të dy palëve si dhe përfaqësuesja e ambasadës amerikane.

Trupa gjykuese është tërhequr në dhomë këshillimi për shpallje vendimi.

Dy avokatët Indrit Sefa dhe Ivi Kaso vijojnë të mbajnë të njëjtat qëndrime, ku Sefa kërkoi prishjen e vendimit të 25 Marsit, ndërsa Kaso kërkoi që të shpallet e pavlefshme kërkesa pasi sipas tij pala tjetër nuk është legjitime.

Çështja po shqyrtohet nga Elona Mihali, gjyqtare relatore, ndërsa anëtarë janë caktuar gjyqtarët Irida Kacerja e Astrit Kalaja.

 

 


Top Channel

Banner

Related posts

Basha: Shpresojmë të marrim lajme të mira mbi pranimin e aplikimit të Kosovës në Këshill të Evropës

admin

Lavrov: Situata në Kosovë mund të provokojë konflikt të ri në Evropë

admin

Sezoni turistik në Shqipëri, në periudhën maj-korrik 1.5 milionë pushues nga Kosova

admin

Leave a Comment