SHQIPËRI

“Prioritet, antikorrupsioni”/ Ambasadori Kostelancik flet për mandatin e tij në Shqipëri

Banner

David J. Kostelancik, diplomati me karrierë 30 vjeçare i caktuar nga Presidenti Biden për të shërbyer si Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, doli përpara Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin e Shteteve të Bashkuara.

Kostelancik paraqiti gjatë seancës së konfirmimit, përparësitë e tij si ambasador në vendin tonë.

“Nëse konfirmohem në këtë detyrë do të bashkëpunoj me Shqipërinë për të forcuar institucionet demokratike dhe institucionet e drejtësisë. Presidenti Joe Biden e ka përcaktuar luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar si pjesë të strategjisë sonë kombëtare. Kjo është një sfidë kryesore për vendet e Ballkanit Perëndimor. Përparimi i reformës në drejtësi do të ndihmojë përparimin e Shqipërisë drejt integrimit europian”, tha David J. Kostelancik.

Një nga sektorët e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve, tha ambasadori i emëruar I cituar nga VOA, do të jetë forcimi i mëtejshëm i partneritetit në mbrojtje. Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Shqipërisë në vitin 2022, sipas tij,  tregoi nevojën për të investuar në infrastrukturë dhe trajnime për të ndërtuar një sistem kibernetik të qëndrueshëm.

Kostelancik kujtoi se SHBA-ja ka dërguar ekspertë në Shqipëri për të riparuar dëmet e bëra dhe kanë ofruar 50 milionë dollarë për këtë qëllim. Një përparësi e tretë, do të jetë forcimi i klimës së biznesit.

Kostelancik është I familjarizuar me vendin tonë pasi ka shërbyer edhe më parë këtu në periudhën 1992-1994, si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën e porsahapur amerikane në Tiranë. Kandidatura e tij tani duhet të miratohet nga Senati amerikan.


Top Channel

Related posts

Përfshihet nga flakët makina në Durrës, shkakton vetëm dëme materiale

admin

Mjeku tregon kur mund të kthehet Edi Rama në fushatë

admin

Hulumtuesja amerikane: Vuçiqi dëshiron vetëm paratë e BE-së, s’e do anëtarësimin

admin

Leave a Comment