SHQIPËRI

Bëhet viral momenti kur polici i Shqipërisë i këndoi Adem Jasharit mbrëmë në “Air Albania”

Fitorja e Kombëtares së Shqipërisë mbrëmë ndaj Kombëtares së Polonisë me rezultatin 2-0, falë supergolit të Asanit dhe të Dakut, elektrizoi mbi 22 mijë tifozët në stadiumin e Tiranës “Air…

Fitorja e Kombëtares së Shqipërisë mbrëmë ndaj Kombëtares së Polonisë me rezultatin 2-0, falë supergolit të Asanit dhe të Dakut, elektrizoi mbi 22 mijë tifozët në stadiumin e Tiranës “Air Albania”, të cilët festuan deri në orët e vona rrugëve të qytetit.

Atmosfera e zjarrtë e shoqëruar me këngë patriotike e përcolli kombëtarën shqiptare gjatë gjithë ndeshjes.

Teksa festës së tifozëve, pas përfundimit të ndeshjes, iu bashkuan edhe lojtarët e kombëtares të cilët njëzëri kënduan këngën legjendare “Mora fjalë”.

Kësaj feste, përveç lojtarëve iu bashku edhe dikush tejet i veçantë. Bëhet fjalë për njërin nga pjestarët e Policisë së Shqipërisë, i cili ishte në krye të detyrës e që nga atëherë është bërë viral kudo në rrjete sociale, pasi u kap nga kamera e një tifozi duke mos i përballuar emocionet me ç’rast iu bashkuar festës nën këngën për komandantin legjendar, Adem Jashari.

Që nga mbrëmë videoja e tij në rrjetin social “TikTok” u shikua plot 233 mijë herë, ndërsa u pëlqye nga më shumë se 21 mijë përdorues të këtij aplikacioni.

Banner

Related posts

“Nipi më tha që fëmijët s’janë të tutë”, trondit burri në emision

admin

Binjakët shqiptarë që “po luajnë” me drejtësinë italiane, kryen dhjetëra vjedhje por s’po mund t’i dënojnë dot

admin

Nuk e ftoi në darkën ballkanike në Athinë, Rama i përgjigjet Mitsotakis

admin

Leave a Comment