SHQIPËRI

“Transportonin drogë nga Kosova, e shisnin në plazhet e Shqipërisë”, arrestohen kosovarët në Shqipëri

Pesë persona janë arrestuar këtë të martë nën dyshimet se kanë transportuar lëndë narkotike nga Kosova në Tiranë, të cilën më pas e kanë shpërndarë në plazhe.

Dy prej të arrestuarve nga autoritetet shqiptare janë nënshtetas të Kosovës.

Sipas gazetares Glidona Daci ata janë mbajtur në vëzhgim prej disa muajsh dhe dyshohet se kanë shitur drogë më herët edhe në zonën e Ish-Bllokut.

Mësohet se policia u ka sekuestruar 10 mijë doza ekstazi.

Të arrestuarit janë: Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia.

Banner

Related posts

Rrezikuan mbytjen në det, shpëtohen 12 persona në Durrës dhe Velipojë

admin

Bie nga biçikleta, humb jetën 67 vjeçari

admin

Nikolla uron besimtarët katolikë për Festën e Pashkëve: Ringjallja e Krishtit, fuqia e jetës mbi tunelin e errësirës

admin

Leave a Comment