KOSOVË

Vrasja me plumb në kokë e shqiptarit në Greqi, autori shok i viktimës

Mediat greke e kanë cilësuar si një thriller vrasjen e 51-vjeçarit shqiptar Aleksandër Zaka, i cili u gjet i vrarë me plumb në kokë në banesën e tij në ishullin e Salaminas në Greqi.

Shqiptari u ekzekutua me plumb në pjesën e pasme të kokës, teksa qëndronte i ulur në një karrige në oborrin e banesës së tij.

Autoritetet greke kanë identifikuar autorin e dyshuar dhe kanë nisur punën për arrestimin e tij.

Dyshohet se viktima dhe autori kanë qenë shokë me njëri tjetrin, ku ky i fundit ka qëndruar më parë në banesën e viktimës.

Autori, personi që shihni në foton e mëposhtme është një shtetas shqiptar me precedentë penalë në fushën e vjedhjes dhe trafikut të narkotikëve.

Policia greke po punon për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Ndërkohë për sa i përket viktimës ai ka qenë një person pa precedentë penal dhe që jetonte dhe punonte prej vitesh në Greqi.

Banner

Related posts

Produktet nga Maqedonia zëvendësojnë ato serbe në Kosovë

admin

Humorist që ka humbur fuqinë politike

admin

Ftoi Kurtin, por nuk e njeh as vetë

admin

Leave a Comment