SPORT

Trajneri i Empolit i thur elozhe Bajramit

Banner

Nedim Bajrami u transferua nga Empoli te Sassuolo për shifrën e gjashtë milionë euro dhe pritet që ndaj Atalantas në fundjavë të bëjë debutimin e tij.

Trajneri i Sassuolos, Dionisi, gjatë konferencës për shtyp foli dhe për afrimin e lojtarit të Kombëtares shqiptare.

“Bajrami ka një kualitet të ndryshëm nga lojtarët tanë ofensivë. Jam gjithashtu i bindur se ai do të bëjë mirë. Ai kishte një kampionat të shkëlqyer me Empolin sezonin e kaluar.

Jam shumë i lumtur që klubi e bleu. Ne humbëm një lojtar të jashtëzakonshëm si Traore, por morëm lojtarin e duhur për ta zëvendësuar. Bajrami duhet të jetë i gatshëm, jo për mua, por për shokët e tij të skuadrës dhe ata do ta ndihmojnë atë. Jam i sigurt që ai do t’i japë një dorë të mirë ekipit”, u shpreh Dionisi.

Related posts

AF Elbasani – Vora, Mërgjyshi e konsideron si sfidë Superioreje

admin

Goli i Rashanit vendimtar në barazimin e Clermontit

admin

Bayern Munich eliminon PSG-në, kalon tutje në Ligën e Kampionëve

admin

Leave a Comment