AKTUALE

Toshkovski i shmanget përgjegjësisë për veten, thotë se hetimet do të zgjerohen për rastin në Koçan

Deri më tani janë duke u hetuar nga organet ligjzbatuese 26 persona lidhur me rastin e tragjedisl në Koçan ku vdiqën 59 persona shumica të rinjë, kjo sipas asaj që tha në Konferencë për shtyp Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.

Ministri potencoi para mediave se ky numër nuk është përfundimtar.

“Për cilindo që konstatohet se ka kryer ndonjë vepër që përbën vepër penale, pa marrë parasysh se a është vepër e marrjes apo mosveprimit, do të ndërmerren procedura përkatëse nga MPB-ja, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Publike kompetente”, tha Toshkovski.

Edhe gjatë koneferencës së tretë për shtyp pas tragjedisë në Koçan Miniustri Toshkovski nuk thotë asgjë nëse e ndien veten përgjegjës për atë që ndodhi në Koçan. Ndryshe Toshkovksi është në krye të MPB-së nga janari i vitit 2024 kur u votua Qeveria teknike me kryeministër Talat Xhaferin.

Banner

Related posts

Klubi i Futbollit Balkan Eagles, Tuz-Malësi,  shpreh mirënjohje publike për rastin heroik të mbrojtësit të skuadrës sonë Arben Nikprelaj.

Gjyla Halili

Bojmacaliev: Për një vit SPB Shkup ka marrë 15 automjete dhe nëntë furgonë intervenues

Gjyla Halili

Menduh Thaçi në takim me banorët e Forinës dhe Çegranit

Gjyla Halili