AKTUALE

Bajram Rexhepi bashkëbisedon me komunitetin e Artistëve të Tetovës

Kandidati për kryetar komune në Tetovë nga radhët e AKI-së, Bajram Rexhepi sonte në Tetovë ka takuar komuntetin e artistëve me të cilët ka bashkëbiseduar për për shumë çështje që lidhen me rilindjen kulturore të Tetovës, të cilat do t’i përfshijmë në programin tonë zgjedhor për Tetovën e re.

Është gjithmonë kënaqësi të jesh mes krijuesve. Sonte u takova me komunitetin e artistëve të Tetovës. Fatkeqësisht, gjatë këtyre katër viteve qyteti ynë ka përjetuar një atrofim në aspektin kulturor dhe artistik.
👉Biseduam për shumë çështje që lidhen me rilindjen kulturore të Tetovës, të cilat do t’i përfshijmë në programin tonë zgjedhor për Tetovën e re. Rikthimi i festivaleve tradicionale, formimi i orkestrës së qytetit, si dhe nxitja e aftësive krijuese të nxënësve të moshës shkollore, ishin disa nga idetë që do t’i shndërrojmë në projekte konkrete për qytetin tonë.

Banner

Related posts

Drenasi ofron kushte të jashtëzakonshme për sportin, thekson Lladrovci në takim me zviceranët

Gjyla Halili

Stjuart Piç: Qeveria duhet të tregojë se po përballet me korrupsionin

admin

Vilson Sinishtaj: Voto shqip! – Kreu

admin