AKTUALE

Disa orë para protestës, mblidhen Mickoski, Kasami dhe Mexhiti. Ja çka thonë

Tre-katër orë para protestës së studentëve në Shkup, kryeministri Hristijan Mickoski ka pranuar në takim pune bashkëkryetarët e VLEN, Bilall Kasami dhe Izet Medziti, ndërsa siç thuhet në njoftim, u diskutua tema e përdorimit të gjuhëve gjatë dhënies së provimit të Jurisprudencës.

“U theksua se vetëm përmes një qasje të përbashkët, të mençur dhe dinjitoze mund të arrihen zgjidhje që do të nënkuptojnë përparim, besim të ndërsjellë dhe një hap të përbashkët drejt së ardhmes”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Bashkëbiseduesit, thuhet më tej, ranë dakord se arsimi dhe dija janë themeli i çdo shteti modern dhe të suksesshëm.

“Prandaj, institucionet po punojnë në mënyrë aktive për të gjetur zgjidhje që do të jenë plotësisht në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, me qëllim që të sigurohet siguri juridike dhe funksionalitet”.

Banner

Related posts

Takohen drejtorët e SHA MEPSO dhe OST-Shqipëri

Gjyla Halili

Komuna e Kërçovës strehon 30 familje rome në banesa të reja. Projekti u mbështetë nga programi IPA Fonde të BE,së…

Gjyla Halili

Grubi nga Studeniçani: Bashkë do të ruajmë orientimin euro-amerikan të vendit tonë

Gjyla Halili