AKTUALE

Thirrje mediave dhe shoqërisë: Studentët mobilizohen për protestën e 6 prillit

Unioni i studentëve nga Universiteti i Tetovës, Universiteti “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Evropës Juglindore ka bërë thirrje publike për mbështetje të protestës së paralajmëruar më 6 prill në Shkup.

Në kumtesën drejtuar mediave, shoqërisë civile dhe aktivistëve, studentët theksojnë se përballen me padrejtësi të vazhdueshme, veçanërisht në aspektin e të drejtës për arsim në gjuhën shqipe.

“Studentët e drejtësisë vazhdojnë të përballen me një padrejtësi të vazhdueshme: pamundësinë për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, një e drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe ligj, por e mohuar në praktikë prej vitesh,” thuhet në reagim.

Ata njoftojnë se protesta do të mbahet më 6 prill, duke nisur nga Ura e Gurit në Shkup.

“Përballë kësaj situate, unionet e studentëve kanë thirrur protestë më 6 prill, ora 12:30 në Shkup duke filluar marshutën nga Ura e Gurit,” theksohet në kumtesë.

Studentët kërkojnë mbështetje më të gjerë shoqërore dhe rolin aktiv të mediave në trajtimin e kësaj çështjeje.

“Roli juaj mbetet i pazëvendësueshëm si zë i së vërtetës, si mbrojtës të interesit publik dhe si katalizator i ndryshimit shoqëror,” thuhet më tej.

Në fund, ata bëjnë thirrje për pjesëmarrje dhe angazhim të drejtpërdrejtë në protestë:

“Ju ftojmë që të vazhdoni ta mbështesni këtë kauzë përmes raportimit të drejtë dhe të paanshëm, përmes angazhimit publik dhe duke u bërë pjesë e protestës paqësore.”

Sipas tyre, vetëm përmes reagimit dhe presionit publik kjo çështje mund të marrë zgjidhjen që meriton.

Banner

Related posts

BDI: Jemi të gatshëm ta mbështesim Qeverinë pa BDI, nëse opozita përkrah ndryshimet kushtetuese para formimit të kësaj Qeverie

admin

Myftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver Xhemaili mori pjesë në Konferencën e 5-të Shkencore mbi Hallall Standardin

Gjyla Halili

Marash Dukaj uron “Fondin Humanitar Trieshi” për 10-vjetorin: Shembull i solidaritetit dhe dashurisë për vendlindjen.

Gjyla Halili