AKTUALE

Tetovë, për një ditë dënohen 57 vozitës

Tetovë, 10 shkurt – Pjesëtarët e policisë të SPB Tetovë, të enjten nga ora 08:00 deri në ora 22:00 kanë kryer aksion kontrollues mbi shpejtësinë me të cilën lëvizin automjetet në rajonin Tetovë-Gostivar. Gjatë kontrollit janë konstatuar dhe sanksionuar gjithsej 7 tejkalim të shpejtësisë maksimale të lejuar jashtë vendbanimit si dhe janë sanksionuar 10 shkelje të shpejtësisë në vendbanim, gjysma e të cilave deri në 50 kilometra në orë. Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 57 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion. Të enjten po ashtu në rajonin e Tetovës është kryer kontroll aksion i intensifikuar për parakalime, në të cilin janë sanksionuar gjithsej 9 kundërvajtje që kanë të bëjnë me parakalime të parregullta, si dhe 8 lloje të tjera kundërvajtjesh. SPB-Tetovë sërish apelon nga drejtuesit e mjeteve që të rregullojnë shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës dhe t’u përmbahen kufizimeve të vlefshme në vende të caktuara, veçanërisht në mëngjes dhe në mbrëmje, kryesisht në autostradë dhe rrugët rajonale përreth.

Banner

Related posts

MPB-ja evidenton 169 shkelje në komunikacion

admin

Ndahet Çmimi “22 Nëntori”, për profesorët Avzi Mustafa dhe Afrim Osmani

Gjyla Halili

Ademi: Ahmeti dhe Mickoski do të diskutojnë reformën zgjedhore, zgjedhjen e Qeverisë me Badenter, një njësi dhe lista të hapura

Gjyla Halili

Leave a Comment