AKTUALE

SENATI I UNIVERSITETIT “NËNË TEREZA” NË SHKUP ZGJODHI PROREKTORËT E RINJ

Shkup, Maj 2025 – Në mbledhjen e Senatit të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, me propozim të rektorit Prof.dr. Bekim Fetaji, u zhvillua procesi i votimit të fshehtë për përzgjedhjen e prorektorëve të rinj, të cilët do të jenë pjesë e udhëheqjes akademike të Universitetit gjatë këtij mandati.

👉Prof.dr. Zoran Gacovski u zgjodh prorektor për Shkencë dhe Hulumtime;
👉Prof.Inor.dr. Diturije Ismaili u zgjodh prorektor për Marrëdhënie Ndërkombëtare;
👉Prof.Inor.dr. Fati Iseni mori sërish besimin për të vazhduar si prorektor për Arsim dhe Çështje Studentore.

Prorektorët do të ushtrojnë funksionin e tyre gjatë gjithë mandatit të rektorit, duke kontribuar në avancimin e misionit akademik, kërkimor dhe ndërkombëtar të Universitetit.

Zgjedhja e prorektorëve pasqyron përkushtimin institucional për një drejtim të balancuar, gjithëpërfshirës dhe të orientuar drejt standardeve më të larta të arsimit të lart.

Banner

Related posts

Tryezë e rrumbullakët “A na duhet Ligj për Gjykatën Kushtetuese”

Gjyla Halili

Xhaçka nesër në Shkup, takon Pendarovskin, Osmanin e Xhaferin

admin

Xhemail Jusufi nga Shipkovica: Më 8 Maj në mënyrë sa më të mobilizuar të dëshmojnë forcën e Frontit Europian

Gjyla Halili